Telegrafi

Debati “Katunarë vs Qytetarë”, realitet, apo paragjykim? (Video)

Mysafirët për ta trajtuar temën ishin: Pal Lekaj, ish-kryetar i Komunës së Gjakovës dhe deputet aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Fadil Maloku sociolog dhe Zana Hoxha-Krasniqi regjisore.

Tema përçoi një debat shumë interaktiv ku mysafirët u pajtuan se megjithatë ekziston një cilësim i tillë që bëhet në Kosovë, por tre të ftuarit nuk ishin dakord për shpeshtësinë më të cilën “Katundarë e Qytetarë”, etiketohen njerëzit.

Sociologu Maloku tha se kjo ndarje nuk duhet të ekzistojë, sepse nuk ka ndarje kualitative mes atyre që jetojnë në fshat e në qytet, ai deklaroi se të gjithë janë të njëjtë, mirëpo ndarjen e shkakton paragjykimi.

Megjithatë Maloku theksoi se paragjykim është në reduktim e sipër, duke iu falënderuar faktorëve socializues që përgatisin gjenerata e reja.

Deputeti i AAK-së Lekaj, u pajtua se ndarja ekziston, por ajo duhet dhe po shuhet megjithatë. Ai mori shembull vetën, kur edhe përse vjen nga fshati ka arritur dy herë të bëhet kryetar i Komunës së Gjakovës.

Lekaj tha se një ndarje e tillë është e dëmshme dhe nuk i duhet kujt.

Regjisorja Zana Hoxha-Krasniqi qysh në start të emisionit tha se ekzistojnë një ndarje e tillë “Katundarë Qytetarë”.

Ajo pohoi se ata që cilësohen katundarë paragjykohen dhe “katundari”, kryesisht shihet me një konotacion negativë.

Të tre mysafirët ishin në pajtim të plotë se forma të tilla diskriminimi janë të dëmshme dhe duhet të përjashtohen si formë e gjykimit ditor.

Nd’rrimi i Natës nesër vjen me një tjetër debat interesat, atë për Instagarmin dhe të vërtetën që fshihet pas tij.