Telegrafi

Debati i ashpër për Sirinë (Video)

Lufta civile po shkakton polemika në tërë botën, por për situatën në shtetin në të cilin ende sundon Bashar al-Assadi, po debatohet më ashpër në botën arabe, sidomos në vendet në kufi me Sirinë.

Ilustrimi i fundit për këtë atmosferë të tensionuar vjen nga televizoni i Libanit, al-Manar. Moderatori pa sukses tentonte të qetësonte dy mysafirët, nga të cilët njëri ishte mbështetës i zjarrtë i Assadit, derisa tjetri e mbështeste opozitën.

Debati eskalon sa që për pak nuk ndodhë një rrahje e rënd. Një nga mysafirët e kap tjetrin për fytyre e pastaj e hedh gotën e ujit. Disa sekonda më vonë e kap një gotë tjetër dhe përmbajtjen e derdh mbi kundërshtarin e tij.

Në këtë moment reagon regjia, për çka emisioni ndërpritet. Mysafirët më vonë i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit. /Telegrafi/