Site icon Telegrafi

Debati i deputetëve në Kuvend vazhdon ditën e nesërme

Edhe në ditën e 11-të nga vazhdimi i seancës konstituive, deputetët vazhduan me vërejtjet prosedurale, replika dhe kundër-replika. LSDM-ja ftoi në tejkalimin e pikës për formimin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime duke synuar që debati të kalojë në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa nga OBRM-PDUKM-ja theksuan se kjo nuk është praktikë e institucionit ligjvënës dhe u shprehën të bindur se LSDM-ja do të vazhdojë të mbetet në opozitë. Aleanca për shqiptarët ndërkohë deklaroi se deputetët e OBRM-PDUKM-së dhunojnë vullnetin e shumicës së re.

Kryesuesi i seancës konstituive Trajko Veljanoski, njoftoi se deputetët debatin do ta vazhdojnë nesër në orën 11./Telegrafi/

Exit mobile version