Telegrafi

Debatet dëmtojnë shëndetin

Çiftet që nuk debatojnë janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë se ata që grinden rregullisht me njëri-tjetrin, ky rezultat është nxjerrë nga një studim mjekësor 20-vjeçar i bërë nga Universiteti i Utah (SHBA).

Shkencëtarët bëjnë me dije se alternativat e sherrit janë të ndryshme, por duhet të dini që debatet dëmtojnë shëndetin. Rreth 1 700 çifte të martuar gjatë dy dekadave janë ndjekur nga kërkuesit shkencorë duke matur shëndetin e tyre fizik dhe duke marrë përgjigjet e tyre mbi cilësinë e jetës së tyre.

Ata dolën në përfundimin se sa më shumë të debatonin me njëri-tjetrin, aq më i keq ishte shëndeti i tyre i përgjithshëm dhe se martesa e lumtur ishte çelësi i një jete të gjatë. Çiftet nuk duhet të kenë zënka për të jetuar më gjatë, për të jetuar të lumtur dhe për një jetë më të shëndetshme. /Telegrafi/