Restaurimi dhe muzealizimi i Mësonjëtores së Parë shqipe në Korçë, që tani ka marrë emrin Muzeu i Arsimit, është pritur me reagime. Ndriçimi modern, lyerja e parketit, heqja e bankave, tavolinat e reja te biblioteka dhe ndërrimi i vendit të instalacionit të ABC-së, ka sjellë një varg kritikash. Ish-drejtori Vladimir Toroveci thekson se “Shkronjat jepnin mesazhin historik”. Ndërkaq, Niko Kotherja, pjesë e grupit të punës, argumenton ndryshimet.
“Modernizimi ka vend te racionaliziuar. Muzeu ka video dhe audio te rralla”, shprehet Kotherja.
Pa u ndalur te muzealimi si i tillë, pasi nuk ka qenë detyrë e tij, Kotherja sa i takon heqjes së bankave, thotë se nuk ishin origjinale. Ndërsa, i vetmi objekt origjinal është marrë nga Korça më 1978 dhe nuk gjendet më.
“Objekti i fundit origjinal ishte karrigia e drejtorit”, shton ai.
Ish-drejtori Toroveci shton se muzeu nuk ruan frymën e dikurshme.
“Konceptimi duhej ne baza tradicionale. Ç’kuptim ka muzeu me objekte te reja?”, tha ai.
Nga 7 marsi i vitit 1887 kur u hap mësonjëtorja e deri sa u kthye ne muze, godina kishte funksione të ndryshme – nga burg ne xhandarmëri e ambient i formacionit muzikor të Bandës së Lirisë. Ndërkaq, është rrënuar nga tërmeti i vitit 1931. /BW/