Telegrafi

Debat i zjarrtë për Ligjin për gjuhët mes Vejselit dhe Shehtanskit (Video)

”Samo Vistina” është emision debativ që përball figura të politikës të cilët shpeshherë edhe diskutojnë edhe me tone të larta, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Tema e emisionit ishte ”A do të kemi (bashkë)jetesë?” ku të ftuar ishin Abdyladi Vejseli dhe Vanço Shehtanski. Që të dy të pensionuar nga politika.

Vejseli mes tjerave i tha Shehtanskit se ministritë ku nuk ka ministra shqiptarë ueb faqet janë vetëm në maqedonisht ”Jo ore zotëri, obligim do ta keni edhe gjuhën shqipe.”

Shehtanski nga ana tjetër tha se ky ligj nuk do të kalojë pasi i njejti shkel Kushtetutën e vendit. /Telegrafi/