Integrimi në BE u tregua si nxitje për efektivitetin e pabesueshëm në mbajtjen e progresit, i cili ishte arritur në Ballkanin Perëndimor dy dekadat e fundit. Ky rajon kërkon vëmendje nga bashkësia ndërkombëtare dhe meriton të inkurajohet se perspektivat e BE-së ende janë gjallë.
Këtë e theksoi Roberto Bateli nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore në debatin e quajtur “Zhvillimi i institucioneve demokratike dhe të drejtave të njeriut në EJL dhe roli i OSBE-së”, në suaza të Sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila mbahet në Shkup.
“Nuk guxon të harohet se Ballkani Perëndimor vetëm sa e përjetoi krizën më të madhe migruese që nga kriza e vitit 1945. Kjo në vetvete dëshmoi për sfidat me të cilat përballet rajoni. Përparimi nuk mund të mbahet as nuk mund të betonohet përderisa përspektivat e BE-së janë të paqarta ose në mënyrë rajonale shikohet si e lëkundur. Sipas meje, rikthimin të cilin e shohim është simptomatik për këtë lloj. Konsideroj se Samiti për 3B i mbajtur në Paris më 3 dhe 4 korrik ishte drejtuar pikërisht drejt inkurajimit të rajonit se perspektiva për integrimin në BE ende është e gjallë edhe krahas Bregzitit. Ajo na nevojitet që të shmanget zhvillimi rajonal”, vlerësoi Bateli.
Në sesionin e sotëm mbajti fjalim edhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Nikolla Poposki i cili përkujtoi se OSBE-ja është e pranishme në vend që nga pavarësia dhe na ndihmon në përforcimin e institucioneve tona demokratike, ndërsa bashkëpunojmë edhe në shumë çështje të rëndësishme si ligjdhënia zgjedhore, vëzhgimi i zgjedhjeve.
“Aktivitetet e OSBE-së në vend vazhdimisht implementohen përmes programeve të përbashkëta në funksion të prioriteteve shtetërore kyçe. Në këtë mënyrë i nxisim proceset reformuese njëkohësisht duke e plotësuar axhendën evropiane”, theksoi Poposki në fjalimin e tij.
Ai si veçanërisht të rëndësishëm e theksoi rolin e ODIHR-së në monitorimin e cikleve zgjedhore, vite prapa, por edhe ciklet zgjedhore që vijojnë.
Ndërsa në korrnizat e sesionit do të mbahet edhe tryezë e rrumbullakët me shefat e misioneve të OSBE-së në Maqedoni, Shqipëri, BeH, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.
Konferenca përfundon nesër kur do të debatohet për Përmirësimin e menaxhimit me migrimin ndërkombëtar në bazë të të drejtave të njeriut.
Sesioni vjeshtor i Asamblesë parlamentare të OSBE-së 2016 filloi dje, ndërsa tema e Konferencës parlamentare është “Përforcimi i masave për ndërtimin e besimit dhe qeverisjes së mirë në rajonin e OSBE-së”. Marrin pjesë rreth 350 përfaqësues të 57 trupave parlamentarë dhe të tjerë të OSBE-së dhe organizatave tjera. /Telegrafi/