Site icon Telegrafi

Debat: Të mbetet koncepti i vetë-rregullimit në media ose të rregullohet me ligj? (Video)

A duhet të bëjmë Ligj për Qeverinë dhe opozitën sa gënjeshtra thonë, sipas shembullit të propozimit të tyre që të kalohet në ligj etika e gazetarëve dhe dënimet për mediat të cilat nuk do t’i respektojnë standardet, thotë kryetari i ShGM-së, Naser Selmani, në debatin e “Makfaks”.

Nga ShGM e përshëndesin vendimin e Qeverisë për pranimin e vërejtjeve dhe kritikave dhe të vendosë për shfuqizimin e nenit 61 nga propozim-ligji për mediat, por thonë se do të presin për të parë nëse ajo në të vërtetë do të zbatohet.

Qëndrim të njejtë kanë edhe në Këshillin për etikë në media, prej ku thonë se nëse vazhdon favorizimi i idesë për dënime financiare për mediat, do të vendoset censurë dhe vetë-censurë.

“Do të margjinalizohet roli i Këshillit për etikë në media, si trup për vetë-rregullim, nëse vazhdohet me favorizimin e idesë për dënime financiare. Ne jemi kundër që dënimet të shqiptohen për mosrespektim të parimeve. Lejoni që të funksionojë vetë-rregullimi”, tha Marina Tuneva nga KEMM.

Komunikologu Klime Babunksi nuk pajtohet me idenë për tërheqjen e nenit 61. Sipas tij, mungesa e përgjegjësisë dhe mospasja e kufinjve mund të nënkuptojë më shumë probleme.

Në lidhje me internet portalet, pjesëmarrësit në debat pajtohen që të mbetet vetë-rregullimi pa përfshirjen e tyre në Ligjin e ri për media, që është i hapur për vërejtje në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar (RVEK) deri në fund të muajit./Telegrafi/

Exit mobile version