Site icon Telegrafi

Debat me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave

Panel debat me rastin e 3 majit-Ditës botërore të lirisë së mediave do të mbahet sot në BE Info qendrën në organizim të Delegacionit të BE-së në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç është paralajmëruar, fjalime hyrëse do të kenë euroambasadori Samuel Zhbogar, shefja e misionit të OSBE-së në Shkup Nina Suoumalainen dhe ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska, njofton AIM.

Qëllimi i konferencës, siç kumtojnë organizatorët është që të hapet debat për domosdoshmërinë e reformave mediale në vend përmes forcimit të pjesëmarrjes së mediave, administratës publike dhe shoqërisë civile.

Panel debati do të fokusohet në rolin e mediave në ndërtimin e shoqërisë së qetë, të drejtë, inkluzive, analfabetizmin medial, gazetarinë cilësore si përgjigje e lajmeve të rreme, si dhe në trendin e kërcënimeve ndaj gazetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version