Telegrafi

Debat rajonal ‘Angazhimi rinor në bashkësi’

Diskutim rajonal me temë ‘Angazhimi rinor në bashkësi’ do të mbahet sot në Shkup në organizim të Mekanizmit IPA2 për organizata qytetare, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç theksojnë organizatorët ‘Angazhimi rinor në bashkësi, Rajoni planor i Shkupit’, organizohet me qëllim që të nis diskutim për përforcimin e partneritetit mes organizatave qytetare dhe faktorëve të ndryshëm rreth procesit të programimit, zbatimit dhe vëzhgimit të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese 2014-2020 (IPA2). /Telegrafi/