Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive në bashkëpunim me nismën për një njësi zgjedhore, sot do të mbajë seancë të hapur rreth propozim-ligjit për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Iniciativat e dorëzuara kanë të bëjnë me vendosjen e një njësie zgjedhore për zgjedhjet kuvendare, lista të hapura për zgjedhjet lokale dhe përfaqësim të barabartë gjinor në listat për deputetë dhe këshilltarë.
Debati do të nis në orën 14:00 në sallën “Boris Trajkovski” në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Partia maqedonase në pushtet LSDM, është deklaruar “pro” listave të hapura dhe një njësie zgjedhore, ndërsa BDI-ja është kundër. Këto të fundit kanë dorëzuar mijëra amendamente për këto propozim-ligje, ndërsa sipas tyre, me një njësi zgjedhore partitë shqiptare do të përfaqësohen me më pak deputetë në Kuvend.
Edhe OBRM-PDUKM-ja është kundër listave të hapura dhe zvogëlimin e njësive zgjedhore. Ndërsa partitë tjera shqiptare janë shprehur të hapura në lidhje me këto propozim-ndryshime për Kodin Zgjedhor./Telegrafi/