Site icon Telegrafi

Debat publik për ligjin për reklamim informativ dhe të institucioneve publike

Debat publik për Propozim-ligjin për fushatat informative dhe reklamuese të institucioneve publike do të mbahet sot në Kuvend, e organizuar nga Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me projekt-ligjin për fushatat informative dhe reklamuese të institucioneve publike rregullohet mënyra dhe kushtet për realizimin e aktiviteteve të mediave nga ana e institucioneve publike në tërësi ose shumicës pronësi të Shtetit, procedurat e zbatimit dhe mënyrën e shpërndarjes së buxhetit për fushatat e zbatimit për të cilat është paraparë më shumë se 100 mijë euro, si dhe metoda e njoftimit të Agjencisë për fushata mediale të realizuara në vitin e kaluar.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës më parë ka mbajtur disa brifingje dhe konstultime në lidhje me tekstin e ligjit me përfaqësuesë të TV dhe radio stacioneve kombëtare, rajonale dhe lokale, portaleve të internetit dhe përfaqësuesit e organizatave të gazetarëve dhe shoqatave në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version