Komisioni kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri sot do të mbajë debat publik për propozim ligjin për Agjencinë për Sigurim Kombëtar dhe propozim ligjin për koordinimin e sigurisë dhe inteligjencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në debatin publik, siç njoftojnë nga zyra për informim, janë ftuar përfaqësues të organizatave, institucioneve dhe ekspertë nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë që të japin mendime dhe qëndrime në lidhje me propozim ligjet./Telegrafi/