Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet debat publik në Klubin e pyetjeve për të rinjtë me temën “A duhet dhe çfarë ligji për të rinj duhet” dhe seancë e Komisionit për mbrojtje dhe siguri, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Komisioni për mbrojtje dhe siguri në seancën e sotme duhet të debatojë për Projektligjin e ndryshimit dhe përmbushjen e Ligjit për klasifikim të informacioneve, Ligjit për menaxhimin me krizat, Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, të paraqitura nga një grup deputetësh dhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për siguri në komunikacion. /Telegrafi/