Në organizimin e komisionit kuvendor për çështje evropiane, sot do të mbahet debat publik me temën “Projektligj për ndryshime kushtetuese dhe plotësimin e ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizele (ASHMAA)”.
Sipas komisionit, për shkak rëndësisë së temës, me përfshirje më të gjërë dhe me një debat publik konstruktiv janë ftuar anëtarët e qeverisë, mediumeve, portaleve, shoqërive gazetareske, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave joqeveritare.
Në debatin publik, do të marrin pjesë edhe deputetë të cilët janë anëtar të komisionineve për politikë të jashtme, transport, lidhje dhe ekologji, Komitetit të Përbashkët Parlamentar-Republika e Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian dhe Këshillit Kombëtar për Integrim Europian./Telegrafi/