Sot, në fakultetin filozofik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, do të mbahet debati promovues “Shoqëria civile dhe zhvillimi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë ngjarje është paralajmëruar publikimi i “Mendimi i shoqërisë civile”, nga Gotye Pirot, të cilin për publikun e Maqedonisë e ka përkthyer, prof. Ilo Trajkovski, .
Sipas organizatorëve, në debat përkrah Trajkovskit dhe prof. Mileva Gjurovska, do të jenë edhe ekspertë dhe përfaqësues nga sektori joqeveritar të cilët do të ndërlidhen me rolin e shoqërisë në zhvillimin e mediave, aspektit ekonomik të shoqërisë civile, rolin e organizatave qytetare në zhvillimin rural dhe aktivizimi i qytetarëve./Telegrafi/