Telegrafi

“Debat Plus” vazhdon edhe sonte me përfaqësues nga subjektet politike

“Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini vazhdon edhe këtë vikend me fillim nga ora 20:35 ku të ftuar do të jenë përfaqësues nga NISMA Socialdemokrate.

Endrit Shala, Skender Reçica dhe Vesel Krasniqi do të shpalosin programin e NISMA-s Socialdemokrate, ndërsa përballë tyre do të jenë Arben Ahmeti, Armend Muja, Muhamet Hajrullahu dhe Parim Olluri.

“Qeveria Limaj” do të jetë tema qendrore e debatit por në emision do të preken edhe tema tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe tema tjera aktuale.

“Debat Plus” nuk përfundon me kaq, menjëherë pas përfaqësuesve të NISMA-s, në studio në orën 22:30 do të vijnë përfaqësuesit nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Molliqaj dhe Ardian Gjini.

Për ballë tyre në studio do të jenë Arben Ahmeti, Astrit Gashi, Imer Mushkolaj dhe Muhamet Hajrullahu.

Ndiqeni debatin me fillim nga ora 20:35.

Qëndroni me RTV Dukagjinin.