Ministrinë e Shëndetësisë përflitet se do ta drejtojë Arben Vitia ose Haxhi Avdyli.
Në “Debat Plus” po debatohet për zgjedhjen e presidentit dhe komponimin e mundshëm të qeverisë.
Moderatori Ermal Panduri thotë se në bazë të informatave që posedon, Lista Vjosa po kërkon Ministrinë e Jashtme, një zëvendëskryeministër dhe një tjetër ministri.
“I kam disa informata të dorës së parë që Ministre e Arsimit bëhet Arbërie Nagavci, Xhelal Sveçla bëhet Minisdtër i Punëve të Brendshme”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Panelisti Astrit Gashi thotë se tashmë ka një gjysmë konfirmim që Ministrinë e Jashtme do ta merr Donika Gërvalla.
Visar Ymeri thotë se është përmendur që Ministrinë e Shëndetësisë do ta merr Haxhi Avdyli nga Lista Vjosa.
Ndërsa Imer Mushkolaj thotë se nuk do të ishte e ndershme që Vetëvendosje ta emërojë ministër të Shëndetësisë Arben Vitinë e në nëntor ta tërheqë atë në nëntor për ta kandiduar në Prishtinë./Telegrafi/