Debat në temën ‘Funksionimi i sistemit të sigurimit i Repunlikës së Maqedonisë në krizë dhe gjendje të ndërlikuar të sigurisë-Menaxhimi dhe ballafaqimi me kriza’ do të mbahet sot në organizim të Fakultetit për Siguri-Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi është që të konfirmohen fushat eventuale kritike në sistemin e sigurisë të RM-së ku janë të nevojshme elementet për ndryshim pozitiv, mes tjerash edhe në pjesën e menaxhimit të krizave dhe mbrojtjes dhe shpëtimit.
Në tubim shkencor, sipas paralajmërimeve nga fakulteti, pritet të aktualizohet debati rreth funksionimit të përgjithshëm të sistemit për paralajmërim të hershëm dhe menaxhim me rreziqet nga krizat dhe katastrofat si pjesë përbërëse të sigurimit të RM-së.
Në hapjen e debatit është paralajmëruar që ministri i MPB-së, Oliver Spasovski të mbajë fjalim. /Telegrafi/