int(1) Debat për reformën në administratë, mbi 91 mijë të punësuar - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Debat për reformën në administratë, mbi 91 mijë të punësuar

Sot organizohet debat publik për Strategjinë e Reformës së Administratës Publike. Kjo e fundit ka kohë që është duke u kritikuar si nga raportet ndërkombëtare, ashtu edhe nga organizatat vendore për numrin e madh të të punësuarve.

Në këtë takim, përveç zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Administratës Publike marrin pjesë edhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në vendin tonë, të shoqërisë civile, të institucioneve dhe të Komisionit Parlamentar për RAP-in.

Ndryshe, Komisioni Europian i ka vënë Kosovës kusht reformimin e administratës publike, si një nga katër kushtet kyçe, për negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Kurse, në një analizë të Institutit për Studime të Avancuara – GAP me titull “Madhësia e administratës publike në Kosovë – Propozim për uljen e numrit të të punësuarve në administratën publike”, të botuar së fundmi, thuhet se në institucionet shtetërore dhe në administratën publike janë mbi91 mijë të punësuar, pra një ‘magnat’ që Kosovës vetëm i krijon shpenzime të mëdha buxhetore.

Qeveria duhet të rishikojë funksionalitetin dhe nevojën e ekzistimit të mbi 70 organeve qendrore të administratës shtetërore, në të njëjtën kohë edhe Kuvendi duhet të nisë procedurat e njëjta për rishikimin e funksionalitetit dhe arsyeshmërisë së ekzistencës së 34 agjencive të pavarura që përbëjnë administratën publike, u tha me rastin e prezantimit të kësaj analize. /Telegrafi/

Exit mobile version