Debat publik për ndryshim të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për nëpunësit në administratë do të mbahet sot në Shkup.
Në debatin publik do të marrin pjesë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, drejtori i Agjencisë për administratë, Spase Gligorov dhe Biljana Nikollovska Zhagar, këshilltar shtetëror për administratë publike në MSHIA.