Debat për zhvillimin e dialogut dypalësh për siguri dhe shëndet në punë në kompanitë për krijimin e vendeve të sigurta të punës e cila do të mbahet sot nën organizim të ‘Shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje në punë’ në bashkëpunim me ‘Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë organizatorët, qëllimi i debatit publik është që të hapet diskutim për mendimet dhe qëndrimet e të gjitha palëve të involvuara lidhur me zhvillimin e sigurisë dhe shëndetin në punë dhe promovimin e vendeve të punës të sigurta dhe të shëndetshme, njofton AIM.
Debati është në kuadër të projektit ‘Përforcimi i partneriteteve të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore në krijimin dhe zhvillimin e të drejtës për mjedis pune të sigurt dhe të shëndetshëm-Të drejtës themelore të njeriut’, ku do të marrin pjesë organizata të shoqërisë civile, punëdhënës, organizata sindikaliste, institucione arsimore, media, përfaqësues të sektorëve relevant dhe faktorë të tjerë. /Telegrafi/