Në Qeverinë e Kosovës sot do të mbahet një takim i institucioneve publike për zbatimin e Ligjit për faljen e borxheve publike, i organizuar nga Ministria e Financave (MF).
Në këtë takim, sipas njoftimit nga MF-ja, do të diskutohet për fillimin e procesit të faljeve të borxheve, ecurinë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet e zbatimit të Ligjit për faljen e borxheve publike.
Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë ministri i Financave Avdullah Hoti, përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e Ligjit për faljen e borxheve publike (komunat, ndërmarrjet publike, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana), si dhe palët e tjera të interesit.
Takimi, i cili është i hapur për media, do të mbahet me fillim në ora 13:00. /Telegrafi/