Site icon Telegrafi

Debat nga cikli „Yjet e BE“ me temë: „Barazia gjinore“

Fakulteti i drejtësisë pranë Universitetit të Tetovës, në suaza të fushatës „Të rinjtë për Evropën“, sot do të mbajë debat nga cikli „Yjet e BE“ me temë „Barazia gjinore“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Fjalime hyrëse, siç njofton Sekretariati për çështje evropiane, do të kenë zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për çështje evropiane Arbër Ademi, dekani i Fakultetit të drejtësisë, Ferat Polisi dhe koordinatori i projektit Florida Rexhepi.

Në debat to do të marrin pjesë studentë, prodekanë dhe profesorë të fakultetit të drejtësisë./Telegrafi/

Exit mobile version