Telegrafi

Debat në seancën e KSHZ-së, sikur në Kuvendin e Maqedonisë (Video)

Anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor Igor Milev dhe Violeta Duma, vlerësojnë se ankesat e dorëzuara nga OBRM-PDUKM janë të pabaza, përkundër thënieve të Silvana Boneva dhe Aleksandar Urumov të cilët për gjashtë ankesat në fjalë thanë se ka pasur parregullsi zgjedhore. Sipas dinamikës së deritanishme është e paqartë nëse deri në mesnatë do të mund të kontrollohen secila nga 40 ankesat e dorëzuara nga OBRM-PDUKM dhe nga një nga Aleanca për shqiptarët, E majta.

Pas përfundimit të dëshmive të anëtarëve nga Komuna Qendër dhe Këshilli zgjedhor nga vendvotimi 2806/1, ku ishte dorëzuar ankesë për një fletëëotim mv tepër në kutinë e votimit, u vërtetua se nuk ka parregullsi në atë rast.

Për këtë rast, Këshilli zgjedhor ka mbajtur shënime dhe e ka vendosur në librin e ngjarjeve ditore. Në pyetjen se a bëhet fjalë për vetëm një person, anëtarët e Komisionit vërtetuan se ka qenë rast i vetëm dhe se votimi është zhvilluar sipas të gjitha procedurave dhe pa asnjë pengesë.

Edhe në këtë vendim të shumicës së KSHZ-së reagoi Silvana Boneva e cila tha se në këtë vendvotim ka pasur parregullsi./Telegrafi/