Telegrafi

Debat në Gjermani për vaksinën e gripit të derrave

Eksperti socialdemokrat i shëndetësisë Karl Lauterbach tha në një intervistë për një gazetë, se në çështjen e vaksinimit po krijohet përshtypja e një "mjekësie me dy klasa".

Ministria e shëndetësisë, që kishte porositur vaksina për nëpunësit, e hodhi poshtë akuzën.

Nëpunësit, ushtarët dhe politikanët do të marrin vaksina pa një substancë të caktuar shtesë, efektet anësore të së cilës nuk janë ende krejt të qarta.

Për shumicën e popullsisë u porosit një vaksinë me përforcues shtesë. /dw/