Site icon Telegrafi

Debat mes institucioneve për fluturimin e dronëve në Maqedoni

Nën organizim të Agjencisë për Aviacion Civil organizohet debat i hapur rreth përdorimit të dronëve në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Me ndryshimet e Rregullores do të vërtetohen zonat për të cilat do të duhet leje e posaçme për të pasur mundësi që dronët të fluturojnë mbi to. Zonat e këtilla janë Qeveria, Parlamenti, përfaqësitë diplomatike në vend, rezidenca e Presidentit dhe objekte që janë të rëndësishme nga aspekti i sigurisë në shtet, ashtu si janë kazermat, stacionet policore etj. Për dronet të fluturojnë mbi këto objekte, shfrytëzuesi i këtyre përveç lejes nga ACV, dot duhet të marr edhe një leje të posaçme nga MPB ose nga ministria e mbrojtjes”, sqaruan nga Agjencioni për Aviacionin Civil./Telegrafi/

Exit mobile version