FIFA ka hapur hetim disiplinor ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit për mëyrën si ata festuan në ndeshjen ndaj Serbisë të premtën mbrëma.
Luanët shqiptarë patën një paraqitje të shkëlqyer duke siguruar një fitore Zvicrës dhe duke prerë tashmë biletën e Serbisë për në shtëpi.
Blick shkruan se e gjithë Zvicra po diskuton për mënyrën si festuan Shaqiri dhe Xhaka dhe për veprimin e kapitenit Lichtsteiner, i cili kërkoi të gjithë të solidarizohen me yjet e kombëtares.
Në stëvitjen e fundit në kampin e Zvicrës në Togliatti në një temperaturë ideale prej 26 shkallë celsius ishte trajneri Petkovic ai që ka mbajtur diskutime sy më sy me lojtarët e tij më të mirë, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
Me të arritur në Togliatti pas fluturimit tre orësh, Petkovic ka mbajtur diskutime sy më sy me lojtarët e tij më të mirë dhe është shfaqur mjaft i nervozuar sipas mediave zvicerane ku sipas tyre ai ka folur me lojtarët për festimin e tyre me shqiponjë ndaj Serbisë dhe debatit që festimet kanë nxitur e që po konsiderohet i panevojshëm.
Një vendim i FIFA-s pritet të hënën për dyshen shqptare dhe tashmë Federata Zvicerane e Futbollit (SVF) ka dërguar arsyetimin si një festim spontan dhe emocional pa qëllime politike.
Festimi i Lichtseiner dhe deklarata e tij se ekzistojnë “zviceranë të vërtetë” që përkrahin shqiptarët dhe “zviceranë tjerë” ka shkaktuar debat të madh në Zvicër, ku zyrtarët e futbollit në shtetin helvet kanë kërkuar që lojtarët të mos nxisin më diskutime të tilla, pavarësisht sa emocionale mund të jenë ndeshjet. /Telegrafi/