Në RTV Dukagjini edhe sonte vazhdojnë debatet dhe analiza lidhur me fushatën zgjedhore të partive politike.
Në Debat D-Plus me Ermal Pandurin, në ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore, gazetarët dhe analistët do të diskutojnë në temën se cili është lidershipi i partive politike në Kosovë.
Përfundimi i ‘Epokës Thaçi’, fillimi i ‘Epokës Veseli’ në PDK; Rugova – lider që LDK më nuk e gjeti; Kurti – lideri, jo kryetar i VV-së; përjetësia e Ramush Hardinajt në AAK
Lidhur me këto tema për lidershipin politik në studio do të debatojnë gazetarët dhe analistët: Adriatik Kelmendi, Berat Buzhala, Arben Ahmeti dhe Dastid Pallaska. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CkwWZA_Mcms&feature=youtu.be