Site icon Telegrafi

Debat i ashpër në mes Molliqajt dhe Ramabajës për SHIK-un dhe UDB-ën

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe analisti politik Sadri Ramabaja patën debat të ashpër e me akuza të ndryshme ndaj njëri-tjetrit.

Derisa Ramabaja po i thoshte Molliqajt se është avokat i deputetit Xhavit Haliti, kreu i PSD-së filloi ta quajë Ramabajën të afërm me jugonostalgjinë.

“… unë të kuptoj tash pse ti je në VV, sepse je avokat i Xhavit Halitit…”, thoshte Ramabaja.

“Unë të kuptoj ty, pse je atje. Sepse atje është jugonsotalgjia, sepse atje…”, tha Molliqaj.

Debati u ashpërsua në momentin që Ramabaja i tha Molliqajt se kjo është gjuhë e SHIK-ut.

“Kjo është gjuhë e krerëve të SHIK-ut”, vazhdoi Ramabaja, në T7.

E në mes të SHIK-ut dhe UDB-së, Molliqaj tha se e zgjedhi SHIK-un. Ndërkohë që që sipas tij, Ramabaja e ka zgjedhur UDB-në.

“Krerëve të SHIK-ut? Por, në mes të SHIK-ut dhe UDB-së, gjithmonë do ta zgjedh SHIK-un. Ti e ke zgjedh UDB-në”, ia ktheu Molliqaj.

“E banalizove”, u tërhoq Ramabaja.

Exit mobile version