Në Gjykatën Kushtetuese ka patur diskutim të ashpër në lidhje me Nenin 175 të Ligjit për komunikimie elektronike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas agjencisë META, në diskutim janë përfshirë të gjithë nëntë gjykatësit, duke ofruar dëshmi dhe argumente ”për” dhe ”kundër” nismës.
Shumica e gjykatësit janë për ta pranuar nismën e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së këtij Neni. Gjykatësja Angelina Markudova thotë se ligji rrezikon privatësinë e qytetarëve dhe u mundësohët organeve shtetërore, respektivisht MPB-së dhe DSK-së, lehtsisht dhe të pakontrolluar nga askush, të përgjojnë, rrjedhimisht t’i rrezikojnë të drejtat njerëzore të qytetarëve.
Në krah të saj janë gjykatësit Sadi Murati, Natasha Gaber, Ismail Dardhishta dhe Gëzime Starova.
Nga ana tjetër, kryetari Nikolla Ivanovski, gjykatësit Jovan Josifovski, Elena gosheva dhe Vlladimir Stojanovski, nuk do ta mbështetin hapjen e procedurës, duke u arsyetuar se Neni kontestues nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se do të shkaktonte kaos një shfuqizim i këtij Neni, duke shtuar se operatorët e telekomunikacionit nuk do të jenë të obliguar që të veprojnë sipas urdhërave të MPB-së.
Diskutimi ka zgjatur thuajse tre orë. Pas pauzës duhet që të votohet për nismën./Telegrafi/