Në kuadër të ciklitit të debateve – për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor – sonte në “Debat D” të RTV Dukagjinit, temë diskutimi do të jetë Drenasi.
Në këtë debat pat shumë ballafaqime verbale mes kandidatëve për kryetarë, sidomos në raport me kandidatin e PDK-së, kryetarin e tashëm të Drenasit, Ramiz Lladrovcin.
Në një rast, Petrit Sinani nga Aleanca Kosova e Re tha se si kryetar komune nuk do të përjashtojë nga puna një grua shtatzënë, siç ka bërë Lladrovci.
“Ma thuaj kë e kam përjashtu. Thuaje emrin. Mos shpif”, ia kthen Lladrovci me nervozizëm dhe ton të lartë.
Për më shumë, shikojeni video. /Telegrafi/