Site icon Telegrafi

Debat i ashpër mes Dardan Molliqajt dhe Imer Mushkolajt për zgjedhjet

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin po debatohet për frymën e fushatës elektorale te partitë e ndryshme.

Dardan Molliqaj ka thënë se qeveria e ardhshme do të ndërtohet për një punë shumë të madhe e ajo është marrëveshja me Serbinë.

Ai ka thënë se në bazë të gjitha parashikimeve do të ketë një dalje të madhe të votuesve e që ka nënkuptuar se kjo do ta favorizojë koalicionin AAK-PSD.

Ka reaguar ashpër Imer Mushkolaj duke thënë se edhe në të ardhmen janë thënë gjëra të njëjta se qeveria do të jetë që do të mbarojë punë të mëdha.

Mushkolaj i ka thënë Molliqajt se pse gatishmërinë e madhe të daljes në zgjedhje e përkthen si votë për koalicionin AAK-PSD.

Lexo po ashtu Molliqaj: Vetëm koalicioni AAK-PSD është në "ekspansion", tjerët janë në mbrojtje

Molliqaj ka replikuar duke thënë se “nuk mund të thuhet se kjo votë shkon për LDK-në apo PDK-në”.

Mushkolaj ka kundër replikuar duke thënë se pse Molliqaj nuk i jep shanse Vetëvendosjes të merr atë votë pasi ajo ka qenë në opozitë ndërsa AAK në pushtet e PSD ka ndihmuar pushtetin./Telegrafi/

Exit mobile version