Site icon Telegrafi

Debat i ashpër LSDM – VMRO-DPMNE në KSHZ

Prezantimi në Kimisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) i raportit të verifikimit në terren të votuesve të dyshimtë kaloi në një atmosferë mjaft të tensionuar diskutimesh në mes të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Igor Milev nga LSDM tha se shumë pyetje në listat anketuese janë pa përgjigje dhe se për këto duhet të bëhen verifikime krahasuese shtesë, duke theksuar se ende nuk dihet se kush do t’i vendosë të dhënat në sistemin e KSHZ-së, pasi që janë angazhuar njerëz nga institucione të ndryshme që nuk kanë nënshkruar dokumentin për të mos publikuar të dhëna sekrete.

Ndërkaq, Silvana Boneva nga VMRO-DPMNE thotë se marrëveshjet e personave për vendosjen e të dhënave janë nënshkruar me të punësuar në Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë.

Mbledhja e KSHZ-së vazhdon ende, por nga 87352 lista anketuese, mungojnë 282 pyetësorë. Anëtarët e LSDM-së në KSHZ vënë në pikëpyetje mbi 15000 pyetësorë, të cilët sipas tyre, janë të dyshimtë pasi që mbi 20 votues ka në të njejtën shtëpi, kurse mbi 17000 pyetësorë tjerë të votuesve janë vetëm në një bazë të dhënash që është verifikuar nga KSHZ-ja./Telegrafi/

Exit mobile version