Telegrafi

Debarca nuk arriti të shpallë referendum për deponinë në Godivje

Megjithëse ka shumë kundërshtime për të hapur një deponi rajonale në komunën e Debarcës, këshilli komunal nuk arriti që të merr një vendim për të shpallur referendum në lidhje me deponinë që përflitet.

Kjo deponi duhet të ndërtohet në fshatin Godivje, ndërkaq kundër është shprehur edhe kryetar Igor Trajkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Alsat-M, këshillëtarët e OBRM-PDUKM-së janë për referendumin, kurse ata të LSDM-së janë kundër referendumit. Kryetari Trajkovski është ankuar se ka marrë kërcënime për jetë./Telegrafi/