Site icon Telegrafi

Dehari: OBRM-PDUKM si kundërshtar? Po, pasi na motivon! (Video)

Kryetari i komunës së Kërçovës dhe zyrtari i lartë i BDI-së, Fatmir Dehari është deklaruar në lidhje me zërat e fundit në publik për koalicionin me OBRM-PDUKM për qeverinë e re të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Dehari thotë se të kenë OBRM-PDUKM-në si kundërshtar është motivim për partinë e tij pasi do të punonin më shumë në të ardhmen.

Dehari këtë deklaratë e bëri në konferencën për gazetarë pas takimit me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Përndryshe, zyrtarë të ndryshëm të BDI-së kanë shfaqur antagonizma rreth koalicionit me OBRM-PDUKM. Bujar Osmani, zëdhënës i partisë ka thënë se duhet që ‘fituesi me fituesin’ të formojnë qeverinë. Ish-zyrtarja e BDI-së, Ermira Mehmeti ka thënë se ky parim është i pavlerë. Nënkryetarja Teuta Arifi ka thënë se parimi ‘fituesi me fituesin’ nuk ka qenë në Marrëveshjen e Majit dhe nuk lëshojnë pe për gjuhën shqipe dhe PSP-në.

OBRM-PDUKM nga ana tjetër ka thënë se nuk e pranon gjuhën shqipe dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së. /Telegrafi/

Exit mobile version