Site icon Telegrafi

Dearborn, qyteti që e “ndau” Trumpi: Çfarë do të thotë të jesh amerikan? (Video)

A ceremonial funeral for Ayatollah Mohammed Baqir al-Hakim being held in Dearborn, Michigan on September 2nd, 2003. A bombing at the Imam Ali Mosque in Najaf, Iraq on August 20th, 2003, killed Mohammed Baqir al-Hakim along with over 100 people. Dearborn, Michigan is suburb of Detroit and is home to a large Shiite population. Dearborn Police estimate 3,000-4,000 people attended the funeral. (Credit Image: Jeff Kowalsky/ZUMAPRESS.com)

Në 12 muajt e fundit, qyteti Dearborn i Miçiganit është “vatër” e konfliktit që ka teje me frikën, me ideologjinë dhe politikën e identitetit – se çfarë do të thotë të jesh një amerikan.

Dearborn, që është vendi i xhamisë më të madhe në Amerikën e Veriut, është qytet i kontradiktave: në të njëjtën kohë i përgjumur, një periferi e pasur dhe akoma subjekt i thashethemeve rreth celulave terroriste ISIS dhe Ligjit të sheriatit, transmeton Telegrafi.

Një dokumentar i Guardian tregon jetët e pesë qytetarëve të ndryshëm të zënë në këtë “zjarr”, myslimanë e të krishterë, nga Milicia qytetare e ata me diploma universitare. Për të gjithë, identiteti amerikan është çështje supreme.

Teksa ballafaqohen me çështjet e fesë, të racës dhe klasave, a kanë më shumë ndasi këto komunitete apo të përbashkëta?

I njohur si vendlindja e Henry Fordit dhe ëndrrës amerikane, Dearborn është lokacioni i përqindjes më të madhe me arabë në Shtetet e Bashkuara. Kjo bashkësi myslimane ka marrë mënyrën tradicionale amerikane të jetës: pronësia e makinave të reja, pronësia e armëve dhe pronësia e flamurit amerikan të vënë edhe në kopshte. Megjithatë, qëkur Donald Trump nisi fushatën e tij presidenciale, Dearborn ka qenë në qendër të vëmendjes. Frika nga ISIS-i ndezi dyshimet për myslimanët e qytetit.

Ky projekt i dokumentarit nisi në ditët kur Trump publikoi ofertën e tij për Shtëpinë e Bardhë. Në janar, me një urdhër ekzekutiv ai pezulloi udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të banorëve nga vendet e caktuara me shumicë myslimane, sepse, sipas tij, “duhet mbajtur kombin të sigurt”!

Film dokumenton një vit në jetën e pesë qytetarëve shumë të ndryshëm të Dearbornit. Secili prej tyre është quajtur ekstremist dhe secili ofron një perspektivë unike për Amerikën e sotme, teksa jetojnë dhe punojnë në qytetin ku 40 për qind e banorëve flasin arabisht dhe etnia më e madhe që jeton në varfëri është ajo e bardha.

Të krishterët e bardhë e konsiderojnë islamin si një problem, e edhe Milicia e Miçiganit që ka frikë se fqinjët myslimanë janë si Kali i Trojës që synojnë të marrë përsipër vendin. Por, në fakt banorët nuk e dinë se sa të përbashkëta që kanë. /Telegrafi/

Exit mobile version