Telegrafi

“Deadpool 3” mund të mos realizohet asnjëherë, krijuesi Rob Liefeld i kënaqur me dy filmat e parë

Rob Liefeld (Foto: Daily Mail)

Derisa dy filmat e parë të “Deadpool” arritën shumën prej 1.5 miliardë dollarë, kreatori Rob Liefel nuk është i sigurt se e treta mund të ndodhë.

“Deadpool” i vitit 2016 (782.6 miliardë dollarë) dhe i vitit 2018 (785.7 miliardë dollarë) kanë arritur të rikthehen në filmat më të shikuar ndonjëherë, shkruan Daily Mail.

Gjatë transmetimit të ‘trailer’ të disa filmave nga Disney, duket se Leifeld ka vendosur që filmi i tretë të mos ndodhë fare.

“E dini çfarë? Mund të mos ketë tjetër Deadpool, dhe jam në rregull me këtë. Sepse dua të jetoj me faktin që realizova dy filma të mrekullueshëm, që jam shumë krenar me ta”.

Lexo po ashtu TV / Film

“Mua më pëlqen Ryan, Josh, Zazie, David, Tim Miller. Që të gjithë. Secili prej tyre ka bërë një punë të mrekullueshme, këto filma do të shikohen për një kohë të gjatë”, është shprehur Rob.

Ai gjithashtu se gjithçka mund të pritet, ndërsa gjatë kësaj kohe të pandemisë coronavirus, është e çuditshme kur bie fjala për realizimin e ndonjë filmi. /Telegrafi/