Telegrafi

“Deadpool 2” do të shfaqet më herët (Video)

Fansat e “Deadpool” nuk duhet të presin shumë gjatë për vazhdimin e dytë të këtij filmi, sepse do të nisë shfaqjen më herët sesa data e paralajmëruar.

Fillimisht ishte paralajmëruar se filmi do të niste shfaqjen në kinema nga 1 qershori, mirëpo studioja ’20th Century Fox’ e ka ndërruar datën dhe filmi do të nisë shfaqjen nga 18 maji.

Filmi i parë “Deadpool” me Ryan Reynolds në rolin kryesor, ka qenë hit në kinema në vitin 2016, ndërsa nga vazhdimi i dytë pritet sukses akoma më i madh.

 

“Deadpool 2” nuk është filmi i vetëm, të cilit i është ndryshuar data e premierës. Data e lansimit të filmit “The New Mutants” është shtyrë për afro një vit.

“The New Mutants” ishte caktuar të jepej premier më 13 prill të këtij viti, mirëpo është shtyrë për datën 22 shkurt 2019.

Hollywood Reporter bën të ditur se këto lëvizje të studios së famshme janë për të shmangur shfaqjen e filmave njëri pas tjetrit në tregje të caktuara.

Edhe përshtatja e shumëpritur, “Gambit”, është shtyrë nga data e paralajmëruar (14 shkurt 2019) në 7 qershor 2019. Ndryshimi i datës ka ardhur pasi regjisori Gore Verbinski është larguar nga projekti. /Telegrafi/