Telegrafi

Dea Mishel uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës në mënyrën më artistike

Ndërsa festat kombëtare janë raste për të shprehur dashurinë dhe krenarinë ndaj atdheut, Dea Mishel, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, ka zgjedhur një rrugë shumë origjinale për të uruar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo e ka bërë këtë në një mënyrë që reflekton pasionin e saj për artin, duke vizatuar flamurin e Kosovës në buzët e saj, një gjest që ka lënë përshtypje të thellë tek ndjekësit e saj.

Ndërsa gjatë kohës së saj si banore në shtëpinë e famshme, Dea tregoi se arti është një nga talentet e saj kryesore, realizon një akt artistik dhe e ndan atë në rrjetet sociale.

Foto: Dea Mishel/Instagram

Veprimi i saj ishte një demonstrim i mençur i aftësive krijuese dhe një shprehje e ndjenjave patriotike.

Postimi në Instagram u shoqërua me një mesazh të ndjerë ku Dea shkruan; “Gëzuar Kosovë! E mbaj mend si sot ditën kur është shpallur pavarësia edhe pse kam qenë fëmijë! Ndër emocionet më të forta që kam përjetuar në jetë!”

Foto: Dea Mishel/Instagram

Këto fjalë të zgjedhura mirë u bënë bashkë me imazhin e saj të përfektë të buzëve të dekoruara, për të transmetuar një urim të ngrohtë për këtë ditë të rëndësishme për Kosovën.

Akti i Deas është mirëpritur nga ndjekësit e saj, të cilët kanë vlerësuar originalitetin dhe dedikimin e saj për të bërë diçka të veçantë në një ditë aq të rëndësishme. /Telegrafi/

 

Foto: Dea Mishel/Instagram
Foto: Dea Mishel/Instagram