Telegrafi

Dea Mishel shfaqet tejet joshëse, në disa fotografi ‘të guximshme’ në Instagram

Dea Mishel, e njohur për paraqitjet e saj të veçantë në rrjetet sociale, ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj me një seri fotografish të reja joshëse.

Modeja dhe influencuesja ka vendosur të ndajë me fansat e saj imazhe të cilat kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Në një prej fotografive, Dea shfaqet e veshur vetëm me një palë xhinse shumë të shkurta dhe bikini, duke zbuluar në mënyrë të qëllimshme linjat e saj mbresëlënëse.

Foto: Dea Mishel/Instagram

Por kjo nuk ishte e gjitha, pasi në një tjetër fotografi, ajo ka vendosur të sfidojë normat duke u pozicionuar e ulur në kuzhinë, duke gatuar në të njëjtën veshje provokuese.

Veshja seksi dhe ambienti i përditshëm i kuzhinës krijon një kontrast të papritur, të cilin ndjekësit e Dea-s e kanë vlerësuar shumë në komentet e tyre.

Foto: Dea Mishel/Instagram

Imazhet e Dea Mishelit janë përshkruar si freskuese dhe të guximshme, dhe shumë janë ata që i kanë lavdëruar lirinë e saj për të shprehur veten në mënyrë kaq të hapur.

Ndërsa të tjerët kanë theksuar se Dea si asnjëherë më parë ka lënë të shfaqen format e saj në një mënyrë artistike dhe estetike që vetëm ajo di të bëjë. /Telegrafi/

Foto: Dea Mishel/Instagram