Site icon Telegrafi

Dea Mishel: Po më patë duke luftuar për një burrë, më shtroni në psikiatri

Foto: Screenshot/Instagram

Dea Mishel po vazhdon të jetë një personazh mjaft i komentuar në rrjete sociale.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Njëra nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me jetën private, konkretisht nëse ka pasur ndonjë lidhje që ia ka vlejtur.

Foto: Screenshot/Instagram

“A ke pasur ndonjë lidhje për të cilën ja vlente të luftoje?”, ka qenë pyetja.

Biondja në ndërkohë u përgjigj: “Largqoftë, po më patë ndonjëherë duke luftuar për një burrë më shtroni në psikiatri, sepse nuk do të jem unë kurrë kjo”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dea Mishel

Dea nga ana tjetër viteve të fundit ka qenë më pasive sa i përket projekteve të reja.

Më parë, prezantuesja zbuloi se ka pasur disa probleme shëndetësore, por që tani është mirë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version