Telegrafi

Dea Michelit i dalin të brendshmet aksidentalisht teksa po parakalonte në tapetin e kuq të premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”

Yjet e filmit të ri “Në kuadër të dashurisë” parakaluan mbrëmjen e së hënës (9 tetor) në tapetin e kuq të premierës së organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Protagonistët si Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Sara Hoxha e shumë të tjerë shkëlqyen me paraqitjen, ndërsa nuk munguan as emra të tjetër të famshmish që u bënë pjesë e mbrëmjes premierë.

Moderatorja Kiara Tito shoqëroi partnerin e saj, Luizin, çifti tjetër Bora Zemani dhe Donald Veshja ishin gjithashtu të pranishëm.

Por, nata nuk kaloi pa incidentet të vogla që rëndom nuk mungojnë në evente të tilla, pavarësisht përkujdesjes deri në detajin e fundit.

Lexo po ashtu Premiera e filmit "Në kuadër të dashurisë" - Olta Gixhari merr vëmendje me dukjen elegante

Kjo ndodhi me Dea Michel, e cila luan në film dhe u bë pjesë e tapetit të kuq, por që një pakujdesi e vogël duke bërë që ajo të zbulonte më shumë se që duhej nga veshja e saj.

Teksa po dilte nga makina e veshur me një fustan elegant me shkëlqim, fustani i saj u ngrit duke ia zbuluar kështu të brendshmet.

Megjithatë kjo nuk e pengoi Dean që të vazhdonte e qetë mbrëmjen duke u shfaqur e mahnitshme për premierën. /Telegrafi/