Site icon Telegrafi

De Vrij refuzon kontratën e re, e ardhmja e tij në Angli

Mbrojtësi holandez, Stefan De Vrij ka refuzuar kontratën e re me Lazion.

Klubi italian i ka propozuar vazhdimin e kontratës holandezit deri në vitin 2022, por një gjë të tillë është refuzuar nga lojtari dhe agjenti i tij.

25-vjeçari është duke menduar bashkimin me Antonio Conten në Chelsea gjatë verës së këtij viti.

Chelsea është duke e kërkuar lojtarin që dy vite dhe tanimë e ka më të lehtë transferimin e tij në Londër.

Ish-anëtari i Feyenoord ka kontratë me Lazion deri në verën e vitit 2019.

Ai pritet t’i bashkohet Chelseat në verë për një shumë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version