Mbrojtësi holandes, Stefan De Vrij është duke kaluar momentet e fundit te Lazio.
Kontrata e holandezit me Lazion skadon në qershor të këtij viti dhe ai nuk ka rinovuar.
Lazio i ka ofruar kontratën e re me pagë më të lartë por De Vrij ka treguar se po dëshiron një tjetër skuadër.
Kësisoj lojtari do të largohet në fund të këtij edicioni si futbollist i lirë.
Por e përditshmja italiane La Gazzetta Dello Sport ka shkruar se De Vrij mund t’i bashkohet Barcelonës.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshme, holandezi po e konsideron seriozisht transferimin në Camp Nou.
Në garë për De Vrijin mbetet edhe skuadra tjetër italiane Inter që është edhe favoriti kryesor për transferimin e tij.
Por holandezi po kërkohet edhe në Ligën Premier nga skuadrat si Liverpool, Arsenal dhe Chelsea. /Telegrafi/