Telegrafi

De Vrij: Nuk luajmë ndaj Tottenhamit për barazim

MILAN, ITALY - NOVEMBER 06: Stefan De Vrij of FC Internazionale looks on during the Group B match of the UEFA Champions League between FC Internazionale and FC Barcelona at San Siro Stadium on November 6, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, thotë se ndaj Tottenhamit skuadra e tij nuk do të shkojë atje me idenë që të ndalet në barazim, në ndeshjen e tyre më të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët do të kualifikohen për në të 16-tat nëse arrijnë ta shmangin humbjen në Wembley.

Kjo pasi ata kanë shënuar fitore në San Siro, ndërsa humbja prej dy golash do t’ia vështirësonte punët Interit.

Stefan De Vrij me shokë duke festuar . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )

“Ne jemi mirë, një pikë është e mjaftueshme”.

“Por ne nuk do të shkojmë atje me idenë e barazimit. Ne duam të fitojmë, dhe kështu është në çdo ndeshje”.

“Në dhomat e veshjes ne fokusohemi në ndeshjen e ardhshme dhe dy ndeshjet me Barcelonën na mësuan shumë, sepse janë një nga ekipet më të mira në botë”.

Luciano Spalletti e Stefan De Vrij . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Ne prisnim ndeshje si ato, ne i njohim ata, ata janë shumë të fortë, por është mirë të luash kundër ekipeve të tilla për të kuptuar se çfarë është niveli juaj”, ka thënë De Vrij për SportMediaset. /Telegrafi/