Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, e pranon se skuadra duhet të bëjmë më shumë se çka ka bërë në dy ndeshjet e fundit.
Nerazzurrët kanë marrë vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para, duke humbur me Sassuolon dhe pastaj një barazim me gola ndaj Torinos.
“Ne e dimë që kemi një ekip të fortë dhe mund të bëjmë shumë mirë”.
“Por ne gjithashtu e dimë se duhet të bëjmë më shumë se çka kemi bërë në dy ndeshjet e fundit”.
“Një mbrojtje prej tre apo katër? Është e njëjta gjë për mua, vitin e kaluar kam luajtur gjithmonë me tre prapa”.
“Në vitet e mëparshme kam luajtur me katër, kështu që unë mund të luajë me të dy formacionet” ka thënë De Vrij për Sky.
Interit në fundjavë përballet me Bolognan. /Telegrafi/