Telegrafi

 De Vrij arrin në darkën e skuadrës së Interit me një veturë qesharake

Derisa lojtarët e tjerë të Interit arritën në darkë me vetura të markave të njohura, Ferrari, Porsche dhe Lamborgini, Stefan de Vrij kishte ide të tjera.

Lojtari 27-vjeçar arriti në darkën e skuadrës italiane me një veturë ekonomike, derisa Antonio Conte kishte planifikuar një bisedë të gjatë me ta.

Pamjet e publikuar në rrjetet sociale tregojnë momentin e arritjes së De Vrij me një makinë të vogël.

Në këtë darkë të organizuar nga Conte, i pranishëm nuk ishte Mauro Icardi që flitet se do të largohet në këto ditë të fundit të afatit kalimtar.

Afati i transferimeve në Serie A mbyllet më 2 shtator dhe siç duket Nerazzurët tashmë  kanë përfunduar biznesin e tyre. /Telegrafi/