Presidenti i Portugalisë i cili kryeson momentalisht me Bashkimin Evropian sot tha se “Portugalia i përshëndet përpjekjet për dialog mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. I mbështesim hapat konkret për mbështetjen e dialogut, ndërsa bërja bujë nuk ndihmon, por pengon”.
“Ka vende evropiane me qëndrime të ndryshme sa i përket zgjerimit të BE-së. Portugalia ka qëndrim parimor – të mbështetet zgjerimi i BE-së dhe të mos ketë paragjykime për këtë. Sa i përket Ballkanit Perëndimor, ne e dimë historinë, gjeografinë, e dimë se çështjet janë të ndjeshme, jo vetëm për vendet anëtare të BE-së, por edhe për vendet që dëshirojnë të anëtarësohen”, deklaroi De Sousa në konferencën e përbashkët që e kishte me presidentin bullgar, Rumen Radev.
Ai theksoi se e rëndësishme është hapja e rrugëve përmes së cilave tejkalohen dallimet.
“Qëndrimi i Portugalisë është dialog i vazhdueshëm, kuptim, kuptim të problemeve të palës tjetër, pa paragjykime ose komplekse për zgjerimin e BE-së”, tha De Sousa./Telegrafi/