Telegrafi

De Sciglio realizon porsa hyn në fushë (Video)

TURIN, ITALY - NOVEMBER 05: Mattia De Sciglio of Juventus in action during the Serie A match between Juventus and Benevento Calcio on November 5, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Juventusi e ka shënuar edhe golin e dytë kundër Crotones.

Në gjysmën e dytë, Zonja e Vjetër ka arritur të shënojë dy herë për të qenë më e sigurt për tri pikët në këtë takim.

Mattia De Sciglio priti një top të kthyer dhe goditi nga jashtë zonës për ta dërguar në rrjetë (60’).

Vlen të theksohet se mbrojtësi i krahut e gjeti golin vetëm tri minuta pasi hyri në fushë.

Golin e parë për Bianconerët e shënoi Mario Mandzukic.

Me fitore eventuale, Juventusi do të qëndronte katër pikë prapa Napolit. /Telegrafi/